RIAD – Arabia Saudite: Marrëdhënie me Izraelin vetëm nëse njeh një shtet palestinez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



RIAD, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Arabia Saudite u deklaroi Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin derisa të përfundojë agresioni në Rripin e Gazës dhe të njihet një shtet i pavarur palestinez me kufijtë e vitit 1967 dhe Jeruzalemin Lindor si kryeqytet.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite, e cituar nga media ndërkombëtare.

Në një deklaratë të veçantë, ambasadori saudit në MB, Khalid bin Bandar, i tha BBC-së se Riadi ishte i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin pas luftës, por se ”çdo marrëveshje duhet të çojë në krijimin e një shteti palestinez”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak66 vjet më parë niste pastrimi i Kanalit të Korfuzit nga minat


You may also like