Ri shfaqet Luana Vjollca, zbulon orën e rikthimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka kohë që moderatorja e njohur, Luana Vjollca është në fokus të mediave rozë për shkak të një projekti të ri.

U diskutua sidomos për tatuazhin e Luanës që u ndërlidh me vetëdijësimin e personave që kishin kryer vetëvrasje, duke u publikuar edhe foto ku ajo shihej me shenja dhune, shkruan Kosovarja.

Nga kjo u la të nënkuptohet se projekti i saj, “Thuaje” do të ketë në fokus vajzat dhe gratë, të cilat kanë nevojë për përkrahje.

Mirëpo, së fundmi, Luana ka bërë të ditur se “Thuaje” do të publikohet sot duke filluar nga ora 18:00.

Ajo ka ndarë një video në ‘Instagram’, duke theksuar se ky projekt do të transmetohet në kanalin e saj në “Youtube”.

“Në kanalin tim ne YouTube, do të themi shumë”, ka shkruar Vjollca.


You may also like