Rezultatet e Përfaqësueses së Kosovës në 10 ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet përsëri në arenën ndërkombëtare të shtunën ku do ta zhvillojë takimin përballë Suedisë, shkruan Insporti.

Në kuadër të Grupit B, për kualifikime drejt “Katar 2022”, me datë 12 tetor, në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Gjeorgjinë.

Ndërkaq, këtë cikël kualifikues “Dardanët” do ta mbyllin si mysafirë në përballje me Greqinë më 14 nëntor.

Më poshtë statistikat e Kosovës në 10 ndeshjet e fundit, prej ku ka 5 fitore, 4 humbje dhe një barazim, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet miqësore.

Në shtator, Kosova triumfoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, takim ky në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.

Një barazim ‘Dardanët’ e kanë ndaj Greqisë, teksa u mposhtën nga Suedia, Guinea dhe Spanja.

Ndërsa, ‘Dardanët’ arritën të marrin edhe 4 fitore të tjera në ndeshjet miqësore. Kosova mposhti, Lituaninë, San Marinon, Maltën dhe Gambinë.

/Insporti.com

You may also like