Rezidentët tentojnë të mjekohen e të strehohen pas tërmetit vrasës në Indonezi (fotot)

by admin
Spread the love

Banorë të përfshirë nga paniku strehoheshin sot në tenda të improvizura në Cianxhur, pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 5.6 që la 162 të vdekur në ishullin indonezian Xhava.

Doktorët shiheshin të trajtonin pacientët në ambjente të hapura teksa spitalet në perëndim të Xhava ishin sot disa orë pa energji elektrike.

Zëdhënësi qeveritar Ridvan Kamil konfirmonte 162 të vdekur dhe 326 të plagosur, kryesisht nga goditja prej rrënojave të shembjes. Ai shtonte se shumë viktima ishin fëmijë.

Autoritetet shtonin se më shumë se 2,000 shtepi janë dëmtuar dhe më shumë se 13,000 njerëz janë dërguar në qendrat e evakuimit.

Zyrtarët shtonin se energjia elektrike ishte rivendosur deri sot pasdite pa specifikuar nëse ishte me anë të rrjetit apo me gjeneratorë.
“Ka ende njerëz të bllokuar në vendngjarje, dhe besojmë se numri i viktimave dhe të të plagosurve do të rritet,” tha përfaqësuesi vendas Kamil.
Shumica e vdekjeve u numëruan në spitale, teksa ishin vrarë në rrënojat e ndërtesave të shembura.

Zyrtarët shtonin bënin thirrje për vullnetarë teksa numri punonjësve të ndihmës ishte shumë më i vogël se ai i pacientëve.

Në pamje shihej që viktimat silleshin në spitale me automjete e motoçikleta, duke u lënë në zonën para spitalit ose në rrugë.

Guvernatori shtonte se disa rrëshkitje dheu kishin ndërprerë kalimet rrugore, të cilat po përpiqej të liroheshin me bulldozerë.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like