Rexhepi: Mexhiti më ka qëndruar pranë, që kur më përjashtuan nga BESA

by admin
Spread the love

Kastriot Rexhepi në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Rruga drejtë” në Alsat, në lidhje me bashkimin eventual të tij me ”grupin e zjarrit”, tha se me Izet Mexhitin ka patur gjithmonë raporte të mira, pavarësisht ndarjeve partiake.

“Në këtë takim jemi takuar me Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe mikun tim Alkon për kafe, por sigurisht edhe për situatën e krijuar politike, duke u siguruar që zhvillimet e fundit të mos kenë pasoja në rrugën integruese të vendit“, tha Kastriot Rexhepi.

Ai shtoi gjithashtu se Izet Mexhidi i ka qëndruar afër që nga momenti kur ka vendosur të mos votojë për rrëzimin e qeverisë vitin e kaluar dhe se në takimin e fundit kanë biseduar edhe për kalimin eventual në BDI./Alsat.mk

You may also like