Revoltohet si asnjëherë më parë Ylli Manjani: Ky është skandal i përmasave të mëdha! Ulëritëse

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se historia e treguar nga Artur Meçollari, ish-zv.Komandant i Forcës Detare ku një ekuipazh ushtarak merret në përgjegjësi penale pse shpëtoi disa të mbytur në det, është skandal i përmasave të mëdha.

REAGIMI I MANJANIT:

“Kjo histori, e përshkruar nga Artur Meçollari, ku një ekuipazh ushtarak merret në përgjegjësi penale pse shpëtoi disa të mbytur në det, është skandal i përmasave të mëdha. Ulëritëse!!!!

Vetëm një shtet trafikantësh mund të akuzojë ata që bëjnë detyrën duke shpëtuar njerëz.

Kulmi paska qenë, sipas rrëfimit që mund ta lexoni, skafisti që po çonte klandestinët dhe i mbyti në det vihet në arrest shtëpie. Kurse ekuipazhi i motovedetës nën arrest me burg!!!

Gjithçka me nismln e Policisë së Shtetit. Policia kallëzon ushtrinë dhe kjo e fundit që kryen detyrën përfundon në burg!!!!

Ooooooooooo shtet legen!

O shtet palaço!

Po mirë more doni të mbroni trafikun, po pse kriminalizoni njerëzit që kryejnë detyrën?!

Kulmi!

E paprecedentë, në një vend anëtar i NATOs!

Kam edhe një thirrje për gjykatësit e kësaj maskarade: ktheni nderin e ushtarakut në vend dhe ushtarakët në punën e tyre. Jepini edhe dëmshpërblim të majmë madje!

Bah, çfarë historie!

Trishtim!”, ka shkruar ai.

You may also like