Revista e modës “Elle” ndalon jakën e gëzofit të kafshëve

by admin
Spread the love

“Elle” është bërë revista e parë e modës që premton t’i japë fund promovimit të gëzofit të kafshëve në përmbajtjen e tij editoriale dhe reklamuese.
Grupi i të drejtave të kafshëve “Humane Society” dhe ai i reformës së industrisë “Creatives4Change” kanë bërë një peticion, i cili është firmosur nga 45 revista të njohura në mbarë botën.
Trembëdhjetë revista e kanë respektuar këtë peticion, ndërsa 20 të tjera do t’u bashkohen atyre në fillim të vitit 2022 dhe pjesa tjetër në 2023.
Palltot e gëzofit shpesh krijohen me poliester, të cilës i duhen qindra vjet për t’u biodegraduar.
Drejtoresha ndërkombëtare e “Elle”, Valeria Bessolo LLopiz, duke folur në një konferencë në Oxfordshire tha: “Gëzofi duket se nuk pëlqehet më dhe nuk është më në modë”.


Ndër ata që e mirëpritën vendimin ka qenë edhe organizata bamirëse për të drejtat e kafshëve “PETA”.
“British Vogue”, “InStyle USA”, “Cosmopolitan UK” dhe “Vogue Scandinavia”, revista të tjera të botës së modës, kanë refuzuar të përmendin gëzofin në përmbajtjen e tyre editoriale.
Disa shtëpi mode dhe shitës me pakicë kanë hequr dorë nga përdorimi i gëzofit dhe lëkurës, duke përmendur presionin nga grupet lobuese dhe konsumatorët

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like