Restoranti më i mirë në botë shpallet “Noma” i shqiptarit Rene Rexhepi në Kopenhagen

by admin
Spread the love

Kopenhagu është ende kryeqyteti gastronomik i botës.
Pas një viti skepticizmi, renditja e restoranteve më me ndikim në botë u rikthye dhe nga Antwerp, në Flanders (rajoni që flet flamandisht në Belgjikën veriore) u zbuluan emrat e restoranteve më të mirë të botës.
Në vitin 2020 çmimi u anashkalua për shkak të pandemisë, por tashme në vitin 2021 restorantet ju kthyen normalitetit dhe ja ku kemi emrin e fituesit. Restoranti “Noma” i shqiptarit Renè Rexhepi është shpallur si restoranti më i mirë në botë për herë të pestë.

Restoranti i Rexhepit ka qenë standardi i kuzhinës së re nordike për një dekadë dhe lindja e një lëvizjeje që ka ndikuar në të gjithë restorantet në botë. Në vendin e dytë si restoranti më i mirë është renditur “Geranium” i kuzhinierit Rasmus Kofoed, një restorant tjetër në Kopenhagen. Kuzhina bashkëkohore nordike me likenet, rrepat, përbërësit e harruar dhe rivlerësimi i lëndës së parë të kombinuar me teknikat bashkëkohore po fitojnë edhe një herë dhe po e konfirmojnë kryeqytetin danez si kryeqytetin e gastronomisë botërore. Në vitin 2019, Noma 2.0 kishte arritur pothuajse në krye, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Më pas shqiptari Rexhepi njohu vetëm “yje” në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2014. Por kjo do të jetë vërtet hera e fundit.

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like