Reshjet e shiut, bllokohet nga uji nënkalimi i Fushë-Mamurrasit

by admin
Spread the love

Reshjet e dendura të shiut, kanë krijuar probleme në territorin shqiptar që kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës, kanë bërë që të bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë.

Një pjesë e automjeteve të tonazhit të ulët po zgjedhin rrugë alternativë, ndërsa disa automjete janë bllokuar nga prezenca e ujit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras mbetet sërish problematik, nga bllokimi i zgarave dhe depërtimin e ujit.

Në bashkinë e Mirditës nuk raportohet për probleme, por në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme.

Shkarkimet, nga Hecet që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike.

Furnizimi me energji është i vazhdueshëm.

Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë.

You may also like