Reshjet e dendura të dëborës, reagon ARRSH: Kujdes nëse lëvizni në këtë zonë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Si pasojë e uljes së temperaturave dëbora ka zbardhur edhe Llogaranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

You may also like