Reshje të pakta në këto zona, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat Jugore.

Po ashtu pjesërisht zonat Qendrore dhe Veriore do të kenë reshje të pakta. Ndërsa pjesa më e madhe e bregdetit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor  duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.

You may also like