Reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

by admin
Spread the love

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë paradites së sotme. Ndërkaq, parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore në veri dhe veriperëndim të territorit duke gjeneruar edhe shira të dobët dhe lokalë.

Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet e gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar. Gjatë natës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit priten me 1 gradë gjatë mëngjesit, por edhe mesdita sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 4 ballë.

You may also like