Reshje bore në shumicën e qyteteve në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme bore, sidomos në mëngjes.

Reshjet do të jenë më të dendura në pjesën perëndimore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -7 deri -1, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 4 gradë.
Në Shkup, do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës, sidomos paradite. Temperatura minimale do të jetë deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 1 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët, me erë dhe shumë i ftohtë me borë të dobët lokale kohë pas kohe.


You may also like