REPUBLIKA ÇEKE – Parlamenti miraton zgjerimin verior të NATO-s

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Të dy dhomat e parlamentit çek kanë miratuar anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, zgjerimi më domethënës i aleancës së mbrojtjes perëndimore në vitet e fundit.

Dhoma e Deputetëve votoi pothuajse njëzëri për të miratuar pranimin e dy vendeve nordike në një seancë brenda natës që përfundoi sot herët. Senati votoi pro në fillim të këtij muaji.

Hapi i fundit drejt ratifikimit në Republikën Çeke është nënshkrimi i Presidentit Milos Zeman. 77-vjeçari mbështet planet e zgjerimit, sipas zëdhënësit të tij.

Finlanda dhe Suedia kanë refuzuar të aplikojnë për anëtarësim në NATO për dekada. Por pushtimi rus i Ukrainës ndryshoi përllogaritjen politike pasi shumica dërrmuese në të dy vendet e konsideroi atë kritike për sigurinë e tyre.

Të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s duhet të ratifikojnë shtesat e propozuara. Duke përfshirë Republikën Çeke, deri më tani kanë dhënë dritën jeshile 22 vende.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like