REPUBLIKA ÇEKE – Ndihma për refugjatët ukrainas arrin në afro 300 milionë euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRAGË, 22 qershor /ATSH-DPA/- Republika Çeke deri më tani ka shpenzuar mbi 291 milionë euro për të përballuar fluksin e refugjatëve ukrainas, sipas shifrave zyrtare.

“Më shumë se gjysma e kësaj shume, rreth 162 milionë euro janë shpenzuar për kryerjen e pagesave të mirëqenies sociale”, njoftoi sot Ministria e Financave, sipas agjencisë CTK.

Të dhënat aktuale nga Ministria e Brendshme tregojnë se mbi 380,000 ukrainas kanë marrë leje qëndrimi në Republikën Çeke që nga fillimi i pushtimit rus, pothuajse katër muaj më parë.

Refugjatët ukrainas kanë përfituar një ndihmë mujore ekonomike deri në 5,000 koruna (202 €).

“Mbi 70,000 ukrainas kanë gjetur punë në Republikën Çeke”, tha qeveria.

Sipas agjencisë së statistikave të BE-së “Eurostat”, në Republiken Çeke norma e papunësisë arriti në 2.4%.në prill, duke shënuar nivelin më të ulët në të gjithë BE-në. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like