REPUBLIKA ÇEKE – Mbi 226 000 refugjatë ukrainas marrin leje qëndrimi çeke

by admin
Spread the love

PRAGE, 25 mars /ATSH-DPA/- Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës një muaj më parë, më shumë se 226 000 refugjatë që ikën nga vendi u është lëshuar një leje qëndrimi për në Republikën Çeke.

Pothuajse 4 000 aplikime u përpunuan në 24 orë, njoftoi të premten Ministria e Brendshme në Pragë. Kartat u japin refugjatëve të drejtën për të punuar në vend.

Megjithatë, bazuar në të dhënat e telefonave celularë, qeveria çeke vlerëson se numri i përgjithshëm i refugjatëve nga Ukraina në Republikën Çeke është më i lartë, rreth 300 000 njerëz.

Kreu i organizatës humanitare Clovek v tisni (Njerëzit në nevojë), Simon Panek, kritikoi menaxhimin afatgjatë të krizës nga vendi si të pamjaftueshëm.

Në vend që të lejohen vullnetarët të presin përkohësisht refugjatët në shtëpitë e tyre, strehimi duhet të ofrohet për muaj apo edhe vite, tha Panek, duke shtuar se ”ishte e nevojshme gjithashtu shpërndarja më e mirë e refugjatëve brenda vendit”.
“Solidariteti aktual është i madh, por do të zvogëlohet,” paralajmëroi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like