Replika të ashpra mes Izraelit e Palestinës në Këshillin e Sigurimit të OKB (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti sot një debat të hapur me qëllim uljen e tensioneve mes Izraelit e palestinezëve, të ndezura prej fillimi të vitit nga një vizitë e ministrit izraelit të sigurisë Itamar Ben-Gvir në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem.

Vendi i njohur si Tempulli i Malit nga hebrejtë dhe muslimanët është një pikë delikate përplasjesh mes palestinezëve dhe izraelitëve.

20 palestinezë janë vrarë që prej fillimit të vitit, gjatë protestave kundër operacioneve të ushtrisë izraelite.

Riyad H. Mansour, përfaqësuesi i Palestinës në OKB , tha se Izraeli i ka të gjitha mundësitë të vendosë paqen në rajon.

“Zoti kryetar, paqja është e mundur por po duket çdo ditë e më shumë e paarritshme. Nëse kemi mundësi apo fuqi në dispozicion përdorini tani, pasi më vonë mund të mos hyjnë më në punë”, tha Mansour.

Përfaqësuesi izraelit në OKB Gilad Erdan, tha: “Le t’i kthehemi rezolutës së Gjykatës Ndërkombëtare, që ishte vetëm një hap unilateral i palestinezëve në dëm të shtetit të Izraelit. Por kjo nuk është e re sepse palestinezët kërkojnë gjithmonë të shkatërrojnë shtetin e Izraelit”.

Përfaqësuesja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, mbështeste izraelitin: “SHBA kundërshton apelin e Palestinës në Gjykatën Ndërkombëtare që dëmton stabilitetin dhe zgjidhjen e konfliktit. Le të reduktojmë tensionet në këtë periudhë delikate”.