Rënia e të ardhurave, Meta pritet të pushojë nga puna mijëra njerëz

by admin
Spread the love

Kompania  Facebook raportohet se do të pushojë nga puna punëtorët këtë javë pas rënies së të ardhurave nga reklamat.

Meta, kompania e njohur më parë si Facebook dhe kompania mëmë e WhatsApp dhe Instagram, pritet të bëhet kompania më e fundit e teknologjisë që do të pakësojë  fuqinë punëtore.

Pas Twiter, kompania raportohet se po përgatitet për shkurtime në shkallë të gjerë të fuqisë punëtore  në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv i Facebook , Mark Zuckerberg  diskutoi mundësinë e pushimeve nga puna.

Muajin e kaluar të  ardhurat e tremujorit të tretë në Meta ranë nën 23.83 miliardë paund dhe një rënie të çmimit të aksionit prej 61.6% që nga fillimi i vitit.

Rezultatet e tremujorit të tretë treguan gjithashtu se të ardhurat nga reklamat e Metës parashikoheshin të uleshin në masën 10 miliardë dollarë.

Meta ka nisur tashmë ristrukturimin e ekipit të moderatorit të përmbajtjes në selinë evropiane. Stafit të kontraktuar që punon në kontrollin e cilësisë dhe zbatimin në Dublin thuhet se iu tha se rolet e tyre nuk kërkoheshin më nga tetori pasi kompania avanconte planet për të zhvendosur rolet në rajone të ndryshme.

Nuk janë vetëm punonjësit e Twitter -it që janë përjashtuar pasi vendet e punës po kërcënohen  në të gjithë sektorin e teknologjisë.


Top Channel

You may also like