rënia e sistemit shendëtesor në Spanjë – Shqip

by admin
Spread the love

Qindra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim proteste të dielën në Madrid, në protesta të reja për të mbrojtur shëndetin publik në këtë krahinë spanjolle dhe në kryeqytet, i cili vuan prej muajsh mungesën e stafit dhe parave.

Demonstruesit, mes të cilëve një numër i madh infermierësh, u mblodhën duke rrahur daullet dhe fishkëllimë në vende të ndryshme të kryeqytetit, më pas marshuan drejt bashkisë, duke mbajtur pankarta me mesazhin: “Shëndeti nuk shitet, ai mbrohet”.

Demonstruesit, të cilët ishin 250,000 sipas vlerësimeve të policisë dhe gati një milion sipas organizatorëve, kërkuan “më shumë para” nga qeveria provinciale në Madrid, të cilën ata e akuzojnë se favorizon ofruesit privatë të kujdesit shëndetësor, në dëm të shëndetit publik.

Sistemi i shembur i kujdesit shendetesor

“Në Spanjë, sistemi shëndetësor publik ishte i mirë. Por vitet e fundit është shembur ndjeshëm, sidomos pas pandemisë”, tha Ana Santamaria nga Madridi, pjesëmarrëse në protestë.

“Për të parë një mjek duhet të presësh me javë të tëra. Kjo është arsyeja pse njerëzit shkojnë në urgjencën, e cila është e mbingarkuar”, tha ajo. Një sistem i tillë “abuzon me personelin shëndetësor dhe pacientët”, shtoi ajo.

Këto janë protestat e treta të mëdha në tre muajt e fundit në Madrid, pas atyre të 15 janarit dhe 13 nëntorit, kur u mblodhën 200 mijë njerëz sipas vlerësimit të policisë.

Protesta vjen pasi një pjesë e mjekëve që punojnë në institucionet publike në kryeqytet janë në grevë që prej 21 nëntorit me thirrjen e sindikatës kryesore të Madridit AMYTS, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe rritje page.

Listat e gjata të pritjes

“Listat e pritjes janë të pafundme. Ne nuk jemi në gjendje t’i ndjekim ata,” tha Maite Lopez, një infermiere në spitalin publik. “Situata është dramatike dhe ne nuk mund të kujdesemi mirë për pacientët,” paralajmëroi ajo.

Pakënaqësia për përkeqësimin e sistemit shëndetësor është përhapur muajt e fundit në pjesë të tjera të Spanjës, ku autoritetet provinciale janë përgjegjëse për politikat e shëndetit publik. Por pakënaqësia është më e madhe në Madrid.

Presidentja e provincës së Madridit, Isabel Diaz Ayuso, e cila vjen nga Partia Popullore (PP) dhe përfaqëson të djathtën e fortë të Spanjës, ka akuzuar vazhdimisht protestuesit se po veprojnë për motive “politike”. /tesheshi.com/

You may also like