Rëndohet bilanci tragjik, mbi 9600 viktima nga tërmetet në Turqi e Siri

by admin
Spread the love

Numri i viktimave nga tërmetet shkatërrues që goditën të hënën Turqinë dhe Sirinë ka kaluar 9638 persona, sipas autoriteteve të të dy vendeve.

Në Turqi, numri i të vdekurve konfirmohet mbi 7100, ndërsa rreth 41 mijë të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur. Ndërsa në Siri, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet qeveritare, por edhe forcave rebele, numri i viktimave ka kaluar 2500.

Të gjitha agjencitë lokale dhe ndërkombëtare që po punojnë në terren dhe po monitorojnë situatën raportojnë se shifrat do të rritet edhe më tepër. Edhe pse shumë njerëz kanë mbetur ende nën gërmadha, shpresa për t’i nxjerrë të gjallë shuhet me kalimin e orëve, edhe për shkak të kushteve të rënda të motit, me temperaturat që janë tepër të ulëta.

You may also like