FIFA ka publikuar edhe ndryshimet e fundit për sa i përket renditjes së kombëtareve. Kështu pasi janë zhvilluar ndeshjet e muajit qershor, Shqipëria nuk ndryshon asnjë pozicion dhe qëndron në vendin e 66-të.
Rritje ndërkohë ka pësuar Kosova. Ajo ka arritur të ngrihet me një pozicion dhe tashmë është në vendin e 106.
Për sa i përket kombëtares që kryeson renditjen është Brazili që ndiqet nga Belgjika. Në shkallën më të ulët të podiumit rendit Argjentina.
Franca, Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia dhe Danimarka, mbyllin Top 10, ndërsa Gjermania përfundon jashtë 10 ekipeve më të mira. /oversport.tv