Renditja e UEFA-s për sezonin 2022-2023, Italia ngjitet në podium

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të Kupave të Europës dhe tashmë ka filluar të marrë formë tablo e shteteve që janë përfaqësuar më mirë në sezonin europian 2022-2023.

Në renditjen sezonale të UEFA-s, që më pas do të përcaktojë numrin e skuadrave që do të përfaqësojnë çdo federatë edicionet e ardhshme, Italia gjendet në vendin e tretë.

Vazhdon të kryesojë këtë renditje Anglia, ndërsa ka humbur terren Spanja.

Renditja e UEFA-s i cakton një koeficient çdo federate bazuar në rezultatet e skuadrave të asaj federate në Kupat e Evropës. Koeficienti vendoset nga rezultatet e arritura në çdo ndeshje,  kualifikimet në turin tjetër dhe renditja në grup.

Për të përcaktuar numrin e skuadrave të çdo shteti në turnetë europiane llogaritet koeficienti i pesë sezoneve të fundit.

Aktualisht këtë renditje e kryeson Anglia, me koeficientin 15285, e ndjekur nga Gjermania (12875) dhe Italia (11500). Më pas vijnë Spanja (10714) dhe Portugalia (10000). /Oversport.tv

You may also like