“Relax Hana, se po të pret nana”, mesazhet origjinale që gjeni rrugëve të Kosovës! – Shqip

by admin
Spread the love

Kosova ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve me makinë, duke shmangur aksidentet dhe rastet kur ato shkojnë në fatalitet.

Në autostradën “Ibrahim Rugova” nga Kukësi në Prishtinë janë vendosur tabela gjigande me shprehje shqiptare që në pamje të parë të bëjnë për të qeshur, por që mund të shpëtojnë jetë.

Në disa prej tyre shkruhet “Relax o Baton, le at’ telefon!”, “Relax Ragip, lidhe qat rrip!”, “Kujdes Filloretë s’ke hyp në raketë!”; “Relax Hana se po të pret Nana!”, “Relax oj Arbëreshë, mos u qo peshë!”; “Relax Mahmut, mos u ngut!”;

Një mënyrë tejet origjinale që do të vlente shumë edhe më Shqipëri.

You may also like