Rektori i UT-së Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti vizitë në Universitetin e Tiranës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Udhëheqësia e Universitetit të Tetovës në krye me Rektorin Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u prit në takim miqësor në Universitetin e Tiranës nga rektori i UT-së Prof. Dr. Artan Hoxha.

Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti fillimisht e vlerësoi shumë kontributin e dhënë nga Universiteti i Tiranës për zhvillimin e Universitetit të Tetovës që nga themelimi.

Në takim u diskutua thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, si: projektet e përbashkëta, shkëmbimi i stafit akademik dhe studenteve dhe hulumtimi shkencor.

Theks i veçantë iu kushtua jetësimit të idesë së Asosiacionit të Universiteteve Publike Shqipfolëse, me pika konkrete bashkëpunimi dhe zhvillimi.

You may also like