Rektori i UT-së letër ngushëllimi me rastin e vdekjes së Qemal Halilit

by admin
Spread the love

Me marrjen e lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të ish-drejtorit të Shkollës fillore “Skënderbeu” nga fshati Poroj i Tetovës, veteranit të arsimit, Qemal Halilit, në emër të Universitetit të Tetovës, stafit drejtues, mësimdhënësve dhe studentëve, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Halili, drejtuesve të kësaj shkolle, miqve, dashamirëve dhe kolegëve të tij.Qemal Halili, veprimtari i dalluar i arsimit shqip, ka dhënë kontribute të larta për kombin tonë dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Ne do ta kujtojmë për mbështetjen e dhënë për institucionin tonë që në themelimin e tij në vitin 1994, ndaj i shprehim mirënjohjen institucionale për kontributin e dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, për përkushtimin ndaj arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të devotshëm të edukimit të brezave të rinj.Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin e palodhur, Qemal Halilin!

REKTORIProf. Dr. Vullnet Ameti

You may also like