Rekord në futbollin kosovar/ Arbëria prezanton 17 futbollistë, dy prej tyre vijnë nga Turqia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Arbëria nga Dobraja e Madhe po sheh dritë në fund të tunelit pas shumë telasheve që u ballafaqua në javët e fundit. 

Ky klub është përforcuar me 17 futbollistë, që i japin shpresë për një pranverë më të mirë në Ligën e Parë të Kosovës.

Arbëria renditet në vend të tretë me 23 pikë të mbledhura, e cila është në pozicion të luftojë për kreun e tabelës, por sa do t’ia arrijë, do të shihet në pjesën e dytë të kampionatit.  

“KF Arbëria prezanton 17 futbollistë, dy prej tyre vijnë nga Turqia!
Me largimin e kryesisë, u largua shtabi teknik në krye me Megzon Visokën si dhe futbollistët kryesor të skuadrës.

Klubi ynë tashmë ka rikthyer Jeton Gashin në pozitën e trajnerit, derisa sot janë bërë edhe 17 transferime.
Madje, dy prej tyre janë turq që vijnë nga Malatyaspori, respektivisht nga klubi anglez, Wycombe.

Listën e plotë të transferimeve:

1. Alban Idrizi – Shkëndija
2. Agon Ismajli – Shkëndija
3. Arbnor Gashi – Sharri
4. Jetlir Berisha – Liria e Prizrenit
5. Medin Ahmeti – Lugina e Preshevës
6. Andi Bikliqi – Ulpiana
7. Ardi Arifi – Ulpiana
8. Florent Muslia – Vushtrria
9. Emir Baftiu – Shkëndija
10. Xhafer Kaleshi – Sharri
11. Muhammet Tektas – Malatyaspor
12. Erin Ermas – Wycombe
13. Ideal Gashi – Shkëndija
14. Auron Hamiti – Vjosa
15. Albin Pllana – Vjosa
16. Ardit Jashari – Minatori
17. Aulon Sadriu – Besa.
Ndryshe, stinorin vjeshtor në grupin B të Ligës së Parë, Arbëria e mbylli në pozitën e tretë me 23 pikë të tubuara pas 14 javësh, tri më pak se lideri, Vushtrria”,
 njofton FC Arbëria.

You may also like