Reja: Xhaka po tallet me ne, e ka braktisur skuadrën

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për dy ndeshjet kualifikuese të Katar 2022 ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Tekniku i kuqezinjve theksoi se skuadra e tij do të luajë për maksimumin pavarësisht shanseve minimale për kualifikim, ndërsa theksoi se Xhaka e ka braktisur kombëtaren.

Xhaka- “Sipas meje Xhaka po tallet me ne, sepse ftesa i ka shkuar. Nuk e kam ftuar vetëm një herë në fillim dhe më pas e kam ftuar vazhdimisht dhe ai ka refuzuar. Ai thoshte se nuk ishte mirë dhe pastaj luante me klubin. Ndërsa, Balliu është më shumë pozitiv se Xhaka sepse ka folur me ne dhe ka dëshirë të luaj me kombëtaren. Balliu ka pasur problem shëndetësor dhe nuk doja t’i krijoja probleme. Xhaka kishte gjithnjë justifikime, i kam dhënë mundësi të gjithëve të vijnë.  Nuk është sjellë mirë me ne, e ka braktisur kombëtaren dhe e mira është që njerëzit ta dinë”, u shpreh Reja.

You may also like