Reja: Xhaka e braktisi kombëtaren/ Trajneri i kombëtares: Zhgënjim humbja me Poloninë

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare nisi grumbullimin për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2022 ndaj anglisë dhe Andorrës.

Trajneri i kombëtares shqiptare foli për objektivat e skuadrës kuqezi në këto dy ndeshje të radhës.

Edy Reja: Ne do të impenjohemi maksimalisht në dy ndeshjet e mbetura me Anglinë dhe Andorrën për të shpresuar deri në fund. Shpresojmë që Hungaria të na japë një dorë duke ndalur Poloninë. Lojtarëve do tu kërkoj të japin maksimumin, sepse duam pikë. Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje do të bëjmë analizat tona për të parë çfarë kemi bërë mirë apo keq. E vetmja zhgënjim që kam ishin humbjet me Poloninë, pasi nuk e merituam humbjen, në ndeshjen më të rëndësishme që ishte dhe më e rëndësishmja në histori, patëm shumë probleme, me dëmtimet me Covidin, më erdhi shumë keq.

Reja konfirmoi se në këto ndeshje do të mungojnë Ivan balliu dhe Rei Manaj, ndërkohë që ju rikthye edhe një herë çështjes Xhaka i cili në disa raste ka refuzuar grumbullimet e kombëtares.

Edy Reja: Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike e kam thirrur vazhdimisht por më pas na ka refuzuar. Bulku ka folur me të dhe i ka thënë që nuk ndihej mirë. Më vjen keq sepse u kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen me Anglinë në 12 nëntor në Wembley, ndërsa në 15 nëntor kuqezinjtë do të mbyllin kualifikueset në Air Albania Stadium me sfidën ndaj Andorrës, të dyja këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like