Reja flet pas fitores ndaj Andorrës: Urime djemve, arritëm objektivin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edi Reja u ndal te fitoja 1-0 ndaj Andorrës, që solli mbylljen e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 me 18 pikë, një rekord në historinë e kuqezinjve. Trajneri italian foli për Supersport, aty ku preku disa tema gjatë fjalës së tij.

Përgjigjet ishin pozitive sa i përket pjesës së parë. Krijuam shumë raste, por dukej sikur porta ishte e magjepsur, komplimente djemve, arritëm objektivin me 18 pikë si vend i tretë.

Na vjen keq për ndeshjet me Poloninë, mund të shkonim në ‘play-off’. E kisha shumë frikë këtë ndeshje, pasi mbërritëm në fund të eliminatoreve me shumë probleme, dukej sikur na kishin mallkuar, por urime të gjithë djemve”.

Më pas një koment rreth së ardhmes. “Kam edhe një vit kontratë, jam i impenjuar dhe në dispozicion, por të shohim përpara, pasi e ardhmja ime varet edhe nga Federata.

Kemi bërë gjëra të shkëlqyera, kemi aktivizuar 45-46 lojtarë, jemi gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj, Federata më ka kërkuar rinovimin e grupit të lojtarëve.

Kemi bërë një punë shumë të mirë edhe për të ardhmen, pasi detyra ime ka qenë të përgatitemi për Euro 2024. Kemi bërë gjëra të mëdha në kuadrin e dy viteve, kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj.

Nëse do të jem do të vazhdojmë përpara, nëse nuk do të jem mund të them se tavolinën e kemi plot. Kemi marrë kritika pas humbjes në Angli, ndërsa sot ishte e vështirë.

Fituam, tani kemi 18 pikë. Më vjen mirë që dikush kujtohet për rekordin e pikëve. Hungaria fitoi sot në Poloni, pra tregoi se nuk është ekip aq i lodhur.

Luajtëm mirë sot, patëm shumë mundësi, por për fat të keq nuk tundëm rrjetën. Nuk duhet të kemi pengje, e bëmë rrugëtimin tonë, komplimente djemve, pasi sot luajtëm edhe pa tifozë.

Kemi qenë pa fat në periudhën e fundit, dikush aty lart nuk na ndihmoi, kështu që duhet të kënaqemi me kaq”, përfundoi trajneri italian i kombëtares shqiptare. /SS

You may also like