Reja: Do takohem me Presidentin për të ardhmen, mungesat na penalizuan

by admin
Spread the love

Shqipëria zhgënjeu edhe në sfidën e fundit ndaj Islandës në “Air Albania” pasi barazoi me rezultatin 1-1 dhe e mbylli këtë edicion në vendin e fundit. Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri Edoardo Reja i cili tha se trajneri është i pari mbi të cilin bien përgjejgësitë, por nuk e shmangu fjalinë e thënë shpesh prej tij se rezultatet kanë ardhur nga gabimet individuale të lojtarëve.

“Sigurisht që trajneri është përgjegjësi i parë kur nuk vijnë rezultatet. Kemi bërë shumë gabime individuale, kemi pësuar gola që nuk mund të pësohen. Kemi pasur probleme në aspektin fizik pasi jemi goditur nga dëmtimet.

Mungonin Dermaku dhe Gjimshiti. Ajeti pati probleme, Abrashi po ashtu. Janë lojtarë që kanë pasur probleme në aspektin fizik. Kemi bërë 21 gjuajtje në portë, por kemi bërë vetëm 1 gol.

Na kanë rikuperuar 13 topa, shifër e lartë. Në momentin që zëvendësova Gjasulën, nuk kishim më zëvendësime. Kur merr për keq, duket se s’ke çfarë i bën.”

KARAKTERI- “Sigurisht që kemi pak probleme me karakterin. Në këtë aspekt duhet të bëjmë mea culpa. Ndeshjet i kemi bërë të mira, por s’kemi menaxhuar situatat. Kjo ka qenë pika jonë e dobët.

Kam menduar se skuadra është rritur. Kemi bërë paraqitje të mira në ndeshjet miqësore, por, kemi shfaqur probleme. Shumë lojtarë nuk luajnë me skuadrat e tyre.

Na u dëmtua edhe Bare që është qendra e mesfushës. Sa herë kishim grumbullime, kisha dëmtime. Nuk pata asnjë moment që të kisha një skuadër si ajo që kisha krijuar vitin e krijuar.

Duke pasur parasysh rezultatet, kemi treguar mendjelehtësi në fushë. Kishim edhe disa të rinj në këtë ndeshje. Mendoj se nuk janë ende të pjekur për të përballuar ndeshje të këtij niveli.”

E ARDHMJA- “Sa i përket të ardhmes, s’mund ta them tani. Do të bëjmë analizat e duhura për të parë punën që është bërë. Duke thënë këtë, duhet të takohemi me presidentin. Tani jemi shumë të zhgënjyer të gjithë.

I kërkojmë ndjesë për këtë rezultatet tifozëve. Sigurisht që një trajner duhet të marrë konsideratat e tij kur nuk vijnë rezultatet. Unë mendoj se i kam dhënë dinjitet Shqipërisë. Edhe lojtarët kanë qenë të kënaqur. Mund të them se ishte një dështim në krahasim me vitin e shkuar. Kjo nuk është një skuadër që duhet të marrë 2 pikë, por vetëm 5 pikë.”

SKEMA- “Unë mendoj se janë budallallëqe për këto. Unë kisha mungesa ndaj zgjodha atë modul në Izrael. U përpoqa t’i jepja më shumë teknikë mesfushës. Nuk ka rëndësi moduli, por mënyra se si e interpretojnë ata futbollin. Bajrami po luan dhe Asllani s’po luan. Nuk është në kushtet e duhura fizike sepse s’ka luajtur me ekipin e vet.”

You may also like