Regjistrimi i popullsisë – sfidë të dhënat nga diaspora, buxheti mbulohet nga donatorët – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) Ilir Berisha, ka folur për rëndësia e regjistrimit të popullsisë, që parashihet të të fillojë në shtator të vitit të ardhshëm, raporton Shqip.

Këto komente ai i bëri në vazhdimin konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Ai më tej shtoi se kanë në dispozicion 6 milinonë euro, kurse për vitin tjetër janë 8 milionë euro, duke sqaruar se pjesa më e madhe mbulohen nga donatorët.

“Ka më shumë se një dekadë që Kosova ka nevojë për të dhëna socio-ekonomike duke na mundësuar ofrimin me praktika më të mira. Statistikat mund të bëhen përmes regjistrimit të popullsisë. Baza e të dhënave mundëson planifikim më të mirë për alokim më të mirë buxhetor dhe përmasim të kushteve të jetesës së qytetarëve në Kosovë. Do të mundësoj plotësimin e një numri të madh të indikatorëve. Agjencia e Statistikave mbetet e zotuar për të realizuar projektin për regjistrimin e popullsisë”.

“Buxheti ka qenë i financuar më shumë nga donatorë. Për neve ka qenë përvojë e jashtëzakonshme. Kur erdhëm te parapërgatitjet për regjistrim arritëm një marrëveshje duke shkuar edhe në aprovim të Kuvendit”.

“Jemi më pak se 10 muaj nga data e regjistrimit. Janë 6 milionë euro në dispozicion. Ndërsa për vitin 2023 janë 8 milionë euro. Ndihmesë e madhe është që mbulohen nga donatorë”.

Menaxheri i Projektit për Regjistrim të Popullsisë, Avni Kastrati, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë proces, raporton Shqip.

AI tha se sfidë do të jetë regjistrimi i popullësisë së diasporës, duke sqaruar se regjistrimi do të jetë tradicional si në të kaluarën.

“Si objekt janë tri njësi, popullsia, ekonomitë familjare, banesat dhe shtëpitë. Edhe kësaj herë do të regjistrohet popullsia rezidente. Jo të gjithë ata që regjistrohen janë rezidentë. Sfidë do të jetë regjistrimi i popullsisë së diasporës”.

“Regjistrimi do të jetë tradicional si në të kaluarën. Të dhënat pritet të dërgohen brenda 24 orëve në ASK dhe do të jenë konfidenciale. Disa aktivitet madhore janë realizuar deri më tani është bërë azhurnimi i qarqeve regjistruese. Pas 15 nëntorit do të vazhdojmë hapjen e fushatës senzibilizuese”.

Regjistrimi i popullsisë do të realizohet në periudhën kohore 1 shtator-16 tetor 2023, raporton EO.

Për herë të parë në Kosovë, të dhënat e Regjistrimit të popullsisë do të mblidhen në mënyrë digjitale. Metodologjia e Regjistrimit të popullsisë, është në përputhje të plotë me rekomandimet ndërkombëtare të Eurostat dhe OKB-së.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është pjesa thelbësore e programit statistikor kombëtar. Viti 2023, do të jetë viti i Regjistrimit të popullsisë që nënkupton realizmin e projektit më të madh statistikor në vend.

LEXONI EDHE:

Lexo lajme interesante

You may also like