Regjistri qendror e zgjat afatin për dorëzimin e llogarisë vjetore

by admin
Spread the love




Me kërkesë të subjekteve juridike për mbrojtjen dhe parandalimin e KOVID-19, Regjistri qendror ka marrë vendim që të shtyhet për 10 ditë afati për dorëzimin në letër dhe elektronik të llogarive vjetore.

Siç informojnë nga Regjistri Qendror, afati në letër do të jetë deri më 10 mars të këtij viti, me orar të punës së të gjitha zyrave të Regjistrit Qendror nga ora 08:00 deri në orën 16:00, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e llogarisë vjetore në formë elektronike do të jetë deri më 25 mars në mesnatë.

“Regjistri Qendror si një institucion i orientuar drejt shërbimeve që merr gjithmonë parasysh kërkesat dhe nevojat e palëve dhe përdoruesve tanë, brenda mundësive ligjore për të tretin vit radhazi zgjat afatin e dorëzimit të llogarive vjetore për shkak të rritjes së numrit të raste pozitive të koronavirusit. Vlen të theksojmë se vitin e kaluar pranimi i llogarive vjetore ka ndjekur trendin, sikurse edhe në vitet e kaluara, kështu që 95 për qind e llogarive vjetore janë dorëzuar në Regjistrin Qendror brenda afatit të përcaktuar me ligj, thuhet në kumtesën e Regjistrit Qendror.

Ata sqarojnë se vendimi për vazhdimin e afatit është në përputhje me nenin 477 paragrafi 1 të Ligjit për shoqëritë tregtare


You may also like