Regjisori i Big Brother VIP zbulon surprizat e edicionit të dytë: Do të jetë spektakël

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Big Brother Albania VIP pritet të nisë rrugëtimin 100-ditor zyrtarisht mbrëmjen e sotme në Top Channel. Shumë pak informacione dihen deri më tani rreth banorëve që do të jenë pjesë e këtij reality-show të shumëpritur nga shqiptarët, teksa së fundmi ka qenë regjisori Grishaj ai i cili ka zbuluar disa informacione rreth programit.

I ftuar në programin ‘Paso’ në Top Albania Radio, Eduart Grishaj ka zbuluar disa nga surprizat e këtij programi, ndërsa siguroi që ky edicion pritet të jetë shumë i suksesshëm. Ai gjithashtu konfirmoi edhe disa nga emrat që kanë qarkulluar së fundmi në mediat rozë, por pa i përmendur ato.

“Nëse po thoni për vitin e kaluar, këtë vit kanë jashtëzakonisht akoma dhe më shumë motiv sesa vjet për t’u rikthyer të gjithë tek Big Brother sepse do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha. Unë personalisht mendoj që emrat janë akoma më të mirë sesa ishin vitin e kaluar.

Nesër do të jetë spektakël, banorët kanë dy ditë që janë të mbyllur në hotele, në dhoma të ndryshme dhe nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin. Do të ketë personazhe shumë të mirë, kanë dalë disa emra por që me emrat e tjerë do habiten kur ti shikojnë. Do të jenë 14 banorë. ‘Big Brother’-i këtë vit do të zgjasë mbase si vitin e kaluar, por do shikohet.

Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë edhe ambiente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen”- tha Eduart Grishaj në emisionin ‘Paso’ në Top Albania Radio.

Lexo lajme interesante

You may also like