Refuzoi të mbante fanellë me ngjyrat e LGBTI +, mesfushori bëhet hero në Senegal

by admin
Spread the love

Kur lojtarët e Paris Saint-Germain mbajtën ngjyrat e ylberit në fanellë në mbështetje të komunitetit LGBTI, në ndeshjen e raundit të 37-të kundër Montpellier, Idrissa Gueye refuzoi të ishte prezent.

Trajneri, Mauricio Pochettino, shpjegoi se mungesa e tij ishte për “arsye personale”. Pikërisht atë fundjavë në Ligue 1 u festua Dita Botërore kundër Homofobisë (17 maj) dhe të gjitha skuadrat e kompeticionit francez, duhej të mbanin flamurin e LGTBI në veshjet e tyre, gjë që mesfushori e refuzoi.

Megjise në Francë u përball me gjykime të shumta, futbollisti është bërë hero në Senegal, vendin e tij, pas këtij vendimi. Atje homoseksualiteti dënohet deri në pesë vjet burg.

Gazetari senegalez Bacary Cisse ka deklaruar se gjesti i Gueye është pritur mirë nga bashkatdhetarët e tij.

“Ai nuk është i vetëm. Sot, Gueye ka mbështetjen e të gjithë senegalezëve, të të gjithë afrikanëve. Ai u perceptua si një hero në Senegal. Për ne, Gueye është një hero. Nëse Idrissa Gueye do të kishte bërë të kundërtën, çfarë do të kishim thënë ne? Do të ishim shumë më të befasuar,”-shpjegoi ai në After Foot deRMC Sport.


Top Channel

You may also like