Refuzoi ofertën “stratosferike” nga Arabia Saudite, arsyet pse Lewandowski mori këtë vendim

by admin
Spread the love

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos në janar te Al-Nassr dhe Karim Benzema që do të bashkohet me Al-Ittihad, një tjetër sulmuesi gjigant i është bërë ofertë nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, Robert Lewandowskin.

Ndonëse emri i klubit nuk bëhet me dije, nga Spanja theksohet se polakut i është bërë një ofertë stratosferike, por Lewandowski e ka refuzuar dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Barça para 2025-ës, kur i skadon kontrata me katalanasit.

Lewandowski vlerëson se ai ka gjetur një klub konkurrues te Barcelona dhe dëshiron që të fitojë sa më shumë trofe me ekipin e Xavit.

Burime nga klubi i Barçës bëjnë me dije se “nuk ka mundësi” që polaku të transferohet në Arabinë Saudite, pasi Lewandowski “e do Barçën” dhe si ai ashtu edhe familja e tij janë shumë të lumtur në klub dhe në Spanjë./ Shqip


Top Channel

You may also like