Refuzimi i Maggiore: Nuk jam unë kapiteni sot? Atëherë nuk luaj fare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Nuk jam unë kapiteni sot? Atëherë nuk luaj fare!”. Këto janë fjalët e Giulio Maggiore drejtuar trajnerit të Spezias Gotti në dhomat e zhveshjes, pak minuta para fillimit të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Comos.

Maggiore ka mbajtur shiritin e kapitenit sezonin e kaluar në Serie A dhe është ndjerë i fyer, që këtë takim nuk do të ishte kapiten, prandaj ka preferuar të shkojë në tribunë dhe jo të luajë pa atë simbol në krah.

Drejtuesit e klubit pritet që të gjobisin mesfushorin, që duket se po bën shumë naze këtë sezon, sepse ka refuzuar rinovimin dhe shpesh herë ka qenë në qendër të merkatos (kërkohet nga Torino, Sassuolo, Bologna dhe Fiorentina). / Oversport.tv

You may also like