Reforma zgjedhore po mbetet në letër – Kosova funksionon me ligje të skaduara

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partitë politike në vend vazhdimisht shprehen të gatshme për ta iniciuar reformën zgjedhore, por që gjetja e modalitetit po bënë që procesi të mos shkoj deri në fund.

Lëvizja
Vetëvendosje (VV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), thonë se janë të
gatshëm t’i adresojnë këto përmirësime në Ligjin për Zgjedhje, por që kjo u
mbetet liderëve politik.

Shefi i Grupit
Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë për Ekonomia Online se kjo temë
duhet trajtuar mbi vlerësimet që i ka dhënë faktori ndërkombëtar, në veçanti
Bashkimi Evropian me ngecjet që kanë qenë në zgjedhje. 

“Reforma
zgjedhore është një temë që duhet trajtuar me një interes të veçantë, kërkon
konsensus politik dhe nacional, kërkon trajtimin e çështjeve dhe problemeve që
kanë qenë të kaluarën, mbi të gjitha kërkon një vendim të guximshëm politik që
lidhet me zgjedhjet lokale dhe me ato nacionale”.

“A do të kemi një
zonë apo jo, a duam të kemi një listë me preferencë të votimit me një tik apo
me pesë tika, a duam të kemi zgjedhje të drejtpërdrejta apo jo dhe a do të kemi
balotazh apo jo. Pra këto tema duhet me i trajtuar mbi vlerësimet që i ka dhënë
edhe faktori ndërkombëtar, në veçanti Bashkimi Evropian me ngecjet që kanë qenë
në zgjedhje”, tha Tahiri.

Tutje ai e sheh si
të nevojshëm ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, pasi sipas tij, Kosova
funksionon me ligje të skaduar.

“Ne i kemi ligjet por me qenë më i drejtpërdrejtë këto ligje kanë ndryshuar në vitin 2008, pas shpalljes së Pavarësisë, dhe disa ligjeve u ka skaduar afati për shkak se jemi duke punuar në shekullin 21 me legjislacion të 14 viteve më parë, kanë ndryshuar shumë rrethanat, dhe për këtë arsye është shumë e nevojshme që të ndodh ky ndryshim, mirëpo ka pasur edhe probleme serioze, në veçanti të menaxhimit të zgjedhjeve”, tha Tahiri.

Edhe Adnan Rrustemi
nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se duhet të merren parasysh rekomandimet e
ndërkombëtarëve sa i përket organizimit të zgjedhjeve, raporton EO.

Sipas tij, reforma zgjedhore duhet t’u jap qytetarëve mundësi efektive për të votuar, e sidomos diasporës t’u mundësohet të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata.

“Po ne kemi
qëndrimin konsistent sa i përket përmirësimit të procesit zgjedhor. Është shumë
e rëndësishme që të gjitha rekomandimet e dhëna nga vëzhguesit e Bashkimit
Evropian, por edhe vëzhguesve vendor për gjatë proceseve zgjedhore në Kosovë,
të adresohen edhe në ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje”, u shpreh ai.

“Në parim jemi dakord që të nis puna për t’i adresuar këto përmirësime në Ligjin për Zgjedhje, duke forcuar gjithmonë administrimin e zgjedhjeve dhe duke u mundësuar qytetarëve mundësi efektive për të votuar, e sidomos bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, duke plotësuar mënyrën e votimit edhe me votimin nëpër ambasada dhe konsullata, por duke marrë parasysh procesin e numërimit të votave, duke gjetur modalitetin më të mirë që edhe garanton numërim të saktë, por edhe rezultate të shpejta. Gjithsesi që jemi dakord për të filluar në këtë legjislaturë sa më parë për t’i trajtuar rekomandimet, vërejtjet, defektet dhe për ta forcuar procesin”, ka thënë ai.

Ndërkaq Lidhja
Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk janë shprehur të
gatshëm të flasin për këtë çështje.

You may also like