Reforma Territoriale, Alibeaj i përgjigjet Ballës: Është një provokim! Manovër për t’i fituar zgjedhjet sërish në tavolinë

by admin
Spread the love

Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. Alibeaj i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se PS do t’i qëndrojë reformës territoriale aktuale, duke i quajtur provokim.

Enkelejd Alibeaj: Sot diskutuam çështjet politike aktuale. Jeni njohur me vendimin e bërë nga Taulant Balla i cili nuk është as pjesë e komisionit. Komisioni ende vijon punë. Nuk do të ketë asnjë ndryshimi në reformen territoriale? I jemi futur kësaj reforme, është një kërkesë që ka lindur në vitin 2014, reforma e asaj kohe u bë në mënyrë të njëanshme. Kjo e sotmja është një provokim se si mund të thuash pa mbaruar afati i reformës se ne nuk pranojmë asnjë ndryshim. 7 bashki janë të falimentuara, shërbimet nuk i jepen më qytetarëve as në qendrën e qytetit më të madh dhe as në periferionë e vendit. Pushteti vendor është kthyer në një çerdhe militantësh. Arrij ta kuptoj se pse e bëjnë, a e kujtoni si u bë reforma në 2015, ishtre synimi për të fituar zgjedhjet lokale në tavolinë ajo që u tha sot qenka skema që dhe zgjedhjet e 2023 t’i fitpojnë në tavolinë. Kjo reformë është një test i funksionimit të demokracisë. Përdorin forcën e kartonit dhe pse është një forcë e vjedhur.

You may also like