“Reforma të shtojë bashkitë”, Oerd Bylykbashi: Harta e re territoriale, jo peng i pazareve politike, Rama ta harrojë ‘primin’

by admin
Spread the love

Partia Demokratike, ka nisur konsultimet për reformën territorial, duke kërkuar të rritet numri i bashkive nga 61 që janë aktualisht, në 80 ose edhe më shumë.

Nënkryetari i partisë demokratike Oerd Bylykbashi, shpjegon se prej vitit 2014 është bërë e qartë se kjo reformë ka dështuar dhe pasoja më e rëndë është se qytetarët nuk marrin sherbime nga pushteti vendor.

Per nenkryetarin e PD Oerd Bylykbashi, “patjetër duhet të ketë një version të ri ndarje që merr parasysh edhe realitetet e krijuara i cili do të conte mbi 80 bashki, por sa më shumë aq më mirë. Sigurisht pa shkuar absolutisht tek ai numër shumë i madh bashkish dhe komunash që ka qenë dikur”.

Bylykbashi vë në dukje se një reformë kaq e rëndësishme, kërkon kohë dhe nuk duhet bërë me nxitim.

“Reforma territorial administrative është një nevojë shumë e madhe për qytetarët së pari , për komunitetin, është absolutisht shumë e rëndësihme për politikën gjithashtu se mbi bazën e kësaj e ndërtojmë ne përfaqësimin. Por nuk mund të jetë një shkëmbim për interesa të vogla politike, përndryshe vritet reforma. Kjo nuk i duhet askujt”, tha Bylykbashi.

Nënkryetari i PD, ka përcjellë një mesazh për të gjithë kolegët e opozitës, duke theksuar se PD do të bëjë gjithçka që reforma të mos kthehet në pazar politik.

“Ne angazhohemi që ta bllokojmë këtë. Qoftë ndryshimin e hartës që kërkon 84 vota, ne do të bëjmë cmos që ta bëjmë me kosto shumë të lartë politike për këdo që mendon se mund të bëjë bashkë 84 vota. Dhe aq më pak të bëjë bashkë 94 vota sic është qartazi synimi që duke hyrë në kushtetutë për të hequr qarkun dhe future rajonin që është dicka ë mirë por nuk duhet të jetë për arsye kompromisi dhe pazari politik; duke hyrë në kushtetutë të ndryshohet më pas sistemi zgjedhor për të bërë atë që do Rama, futja e primit”, u shpreh ai.

You may also like