Reduktoni përdorimin e rrjeteve sociale, shpëtoni nga depresioni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një studim i kryer nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqjes dorë nga mediat sociale dhe përmirësimit të depresionit dhe vetmisë. Studimi ka zbuluar se studentët që kufizonin përdorimin e përditshëm të Facebook, Instagram dhe Snapchat në 10 minuta në ditë, kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive.

Kufizimi i përdorimit të Facebook, Instagram dhe Snapchat, në mënyrë direkte çon në reduktim të vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë. Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar 143 studentë përgjatë tre javëve.

“Moskrahasimi i jetës me të tjerët kishte pasoja shumë më të forta nga sa ishte imagjinuar dhe unë u ndjeva më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, tha një nga studentët. “Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim.

You may also like