Reçica vazhdon takimet me diasporën në Basel, prezanton vizionin e ri të PDK-së

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ka vizituar nëndegën e kësaj partie në Basel ku ka prezantuar vizionin e ri të PDK-së për koordinimin e ngushtë me diasporën.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ragip Xhaka, babai i dy futbollistëve të njohur që bashkë me shokët e tyre anembanë botës janë ambasadorët më të mirë të Kosovës.

“Qytetarët tanë në diasporë çdo ditë po integrohen më shumë në vendet më demokratike perëndimore, duke u arsimuar në shkollat më prestigjioze, duke hapur biznese të suksesshme të cilat kanë potencial të veprojnë edhe në Kosovë.”, shkruan Reçica.

You may also like