Receta origjinale e byrekut, gjëja më shqiptare e mundshme

by admin
Spread the love

Përbërësit: pak kripë, vaj, ujë / Gjella: 250g mish, 1 filxhan çaji gjalpë, 300 gr qepë, kripë, piper i zi

Hapat – Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin. Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta. Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin. Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë

Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë. Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen. Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C

Burimi: KuzhinaShqiptare

You may also like