Realizoi golin e parë në finale, Messi vendos dy rekorde të tjera në Kupën e Botës

by admin
Spread the love

Me startin e finalës së Kupës së Botës, Lionel Messi vendosi një rekord absolut duke u bërë lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në një Kupë Bote. Megjithatë, ky nuk është rekordi i vetëm që ylli argjentinas vendos për një Botëror.

Lionel Messi me golin e realizuar në finale u bë gjithashtu i vetmi lojtar në historinë e Botërorëve që ka realizuar në të gjitha fazat e kësaj Kupe Bote. Messi ka arritur të realizojë në fazën e grupeve, fazën e 1/8, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Gjithashtu një tjetër rekord i vendosur nga “Pleshti” është edhe fakti që Messi është lojtari që ka kontriubuar më shumë për një kombëtare në Botëror me gola dhe asist, statistika këto të regjistruara prej vitit 1966. Me 12 gola deri më tani dhe 8 asist, pra 20 në total, Lionel Messi vendos një tjetër rekord në historinë e Botërorëve. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like