Realizohet operacioni policor kundër trafikimit me qenie njerëzore, legjitimohen 275 punëtorë të lokaleve

by admin
Spread the love

Të premten hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), së bashku  me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë realizimit të operacionit policor, janë kontrolluar 36 lokale të natës, ku nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura.

Po ashtu në njoftim thuhet se është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika, janë iniciuar tri raste penale, është identifikuar në një lokal një viktimë e supozuar e trafikimit dhe janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj).

Ndërsa tutje në njoftim bëhet e ditur se 134 punëtorë janë me shtetësi të Shqipërisë, 132 shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi e Bullgari).

Ndërkaq, policia do të vazhdojë aktivitet në luftën kundër veprimtarive antiligjore në përgjithësi dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në veçanti. 

You may also like