Federico Valverde ka pasur një rritje shumë të madhe dhe paraqitjet e tij me fanellën e Realit të Madridit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat e tjera të mëdha të Europës.
Sipas “AS” pak ditë para mbylljes së merkatos së verës Liverpool i ka ofruar Realit 100 milionë euro për të blerë kartonin e mesfushorit uruguaian. Nëse operacioni do të mbyllej me sukses për madrilenët do të ishte shitja e dytë më e shtrenjtë në histori (pas Ronaldos te Juventusi në vitin 2018).
Por, pavarësisht shifrës së lartë, Reali ka refuzuar ofertën sepse e konsideron mesfushorin 24-vjeçar të pashitshëm. / Oversport.tv
Foto: Real Madrid C.F. Twitter