Reali ofron Hazard plus para për Salah, Liverpooli reagon me një kontratë të re

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reali i Madridit po planifikon të bëjë një fushatë të madhe blerjesh dhe është i gatshëm të ofrojë në tratativa lojtarë të rëndësishëm për të ulur pagesën “cash” në disa marrëveshje.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë Eden Hazard dhe një shumë parash në këmbim të Mohamed Salah.

Hazard, po kalon një moment të vështirë që nga transferimi i tij në “Santiago Bernabeu”, edhe për shkak të dëmtimeve të shumta. Mesfushori belg nuk bën më pjesë në planet e teknikut Ancelotti, prandaj po shikohet mundësia që të përdoret në tratativat e merkatos.

Reali ka kohë që vëzhgon situatën e Salah, pasi nuk e ka mohuar asnjëherë interesin për egjiptianin. Aktualisht agjenti i lojtarit ndodhet në Liverpul për të diskutuar rinovimin e kontratës dhe klubi anglez ka menduar ti ofrojë një pagë prej 350 mijë paundësh në javë, por nëse sulmuesi refuzon ofertën e re, mund të merret në konsideratë edhe oferta e madrilenëve.

You may also like