Reali nuk heq dorë nga talentet e reja, spanjollët pranë marrëveshjes me sulmuesin anglez

by admin
Spread the love

Kupa e Botës ka konfirmuar qëllimet e Realit të Madridit për të blerë sulmuesin e ri anglez Jude Bellingham. Sipas “AS”, tentativat e fundit të klubit spanjoll kanë qenë pozitive, sepse 19-vjeçari ka dëshirë që të transferohet tek Reali dhe jo në Premier League, ku për të kanë shfaqur interes Liverpool, Chelsea dhe Manchester United.

“Të kuqtë” kanë zgjedhur Amrabat dhe Enzo Fernadez, duke i lënë rrugë të lirë spanjollëve për Bellingham. “Ndeshja” sapo ka filluar.

Anglezi ka një kontratë deri në vitin 2025 me Borussia Dortmund dhe gjermanët tentuan të rinovonin kontratën para Botërorit, duke i ofruar një pagë më të lartë dhe bashkë me të edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Drejtuesit e Dortmund e dinin që talenti i tyre do të shpërthente në Kupën e Botës, por nuk u arrit marrëveshja për rinovim. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like