Reali nuk gabon në start, Lucas e Alaba përmbysin Almerian

by admin
Spread the love

Real Madrid ka siguruar tre pikët e para në debutimin sezonal të LaLiga pasi ka përmbysur në transfertë modestët e Almeria. Kampionët në fuqi fituan me rezultatin 2-1 falë golave të Lucas Vasquez dhe Alaba.

Është Almeria që “vjedh skenën” në fillimin e ndeshjes pasi arrin të ndëshkojë Realin dhe të marrë avantazhin pas vetëm gjashtë minutash lojë. Ramazani mposht Courtois dhe i çon shifrat në 1-0 në favor të vendasve.

Reali provon të ndryshojë rezultatin dhe vihet menjëherë në kërkim të golit. Megjithatë, pjesa e parë përfundon në avantazh të vendasve. Në pjesën e dytë, lojtarët e Realit janë më të qartë përpapa portës dhe gjejnë golin e barazimit me Lucas Vasquez.

Për të kaluar “Galaktikët” në epërsi mendon i sapofuturi në fushën e lojës, David Alaba. Goli i tij vulos edhe rezultatin final të takimit që i jep pikët e plota Realit nga ky takim.

Më parë Valencia mposhti minimalisht në shtëpi Gironën me rezutatin 1-0. Po me të njëjtin rezultat siguroi tre pikët edhe Real Sociedad përballë Cadiz. /oversport.tv

Foto: Real Madid C.F. Twitter

You may also like