Reali ndalet nga shtyllat, Santi Mina shpërdoron për Celta Vigon

by admin
Spread the love

Reali i Madridit ndalet në një barazim pa gola në transfertë përballë Villarrealit, por sërish vazhdon që të qëndrojë në vendin e parë në renditjen e LaLigas, ndonëse tashmë diferenca me ndjekësit e Sevilla ka shkuar në 4 pikë.

Vendasit kanë luajtur më mirë në pjesën e parë, ndërsa skuadra e Ancelottit ka dominuar pjesën e dytë, ku i është afruar golit në disa raste, por ka qenë e pafat sepse shtylla i ka mohuar golin fillimisht Bale dhe më pas Jovic godet traversën.

Villarreali nis vrullshëm ndeshjen dhe rrezikon portën e Thibaut Courtois fillimisht me Samuel Chukëueze dhe më pas me Moreno, gjuajtja e të cilit përfundon në shtyllë.

Reali nuk arrin që të dominojë, madje janë vendasit ata që luajnë më mirë dhe i afrohen sërish golit me Arnaut Danjuma, por është sërish Courtois, ai që ruan të paprekur portën e madrilenëve.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0, ndërsa e dyta nis me një tjetër ritëm. Janë miqtë ata që luajnë më mirë dhe shfaqen rrezikshëm në portën kundërshtare. Gareth Bale godet shtyllën, ndërsa portieri i mohon golin Vinicius Junior. Është sërish Bale që rrezikon, por portieri Geronimo Rulli nuk lejon që topi të shkojë në rrjetë.

Reali dominon ndeshjen dhe kërkon golin e fitores, ndërsa Villarreali rrezikon portën e madrilenëve në kundërsulm. Reali është i pafat në fund të ndeshjes, pasi Luka Jovic godet traversën, ndërsa goditjen e Nacho e largon një mbrojtës nga vija fatale. Mbyllet 0-0 supersfida në “Estadio de la Ceramica”.

Nuk ka fitues në sfidën Cadiz-Celta Vigo, të luajtur në stadiumin “Nuevo Mirandilla”. Vendasit synonin fitoren për tiu larguar zonës që të zbret në kategorinë inferiore, ndërsa miqtë kërkonin tre pikët që ti afroheshin zonës që të çon në Kupat e Europës.

Ndeshja ka qenë e luftuar dhe në pjesën e parë kanë munguar rastet e pastra për shënim. Cadizi i afrohet golit në pjesën e dytë, por rastin më të pastër për të shënuar e kanë miqtë në minutën e 83-të.

Santi Mina humbet një mundësi të artë për të kaluar Celta Vigon në avantazh, pasi gabon nga pika e bardhë e penalltisë. /Oversport.tv

Spanjë – LaLiga / Java e 24-t

Cadiz-Celta Vigo 0-0

Villarreal- Real Madrid 0-0

Lexo lajme interesante

You may also like