Reali kampion e mbyll me barazim, Levante thyen me poker Vallecanon

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Real Madrid e ka mbyllur me një barazim 0-0 kundër Betis kampionatin në LaLiga, por sigurisht si kampion. Madrilenët ishin shpallur kampionë prej disa javësh dhe në fakt donin të fitonin edhe sonte, por nuk ia dolën.

Karim Benzema në disa raste iu afrua golit për Realin, ndërkohë që të rrezikshëm ishim edhe Toni Kroos dhe Rodrygo. Në fund Joaquin mund t’i shtangte kampionët, por nuk shënoi dot. I fundit që rrezikoi ishte Ceballos, i cili e dërgoi topin ngjitur me shtyllën.

Kështu i gjithë takimi përfundoi 0-0 dhe Betis do të jetë në Europa League, kurse Reali tani mendon për finalen e Champions League kundër Liverpool më 28 maj në Paris.

SFIDA TJETËR – Levante, që kishte rënë matematikisht nga LaLiga, e mbylli sezonin me dy fitore radhazi. Sonte mposhti me rezultatin 4-2 skuadrën e Rayo Vallecano, që në fushë kishte nga minuta e parë edhe mbrojtësin shqiptar, Ivan Balliu.

Vallecano shënoi e para me Garcia, ndërkohë që ekipi nga Valencia u kundërpërgjigj me Melero dhe Marti. Ata shënsuan tre gola në pjesën e parë, duke përmbysur gjithçka.

Vendasit fituan një penallti që u kthye në gol nga Guardiola, kurse Coke me golin e katërt i mbylli llogaritë,  në një ndeshje mes dy skuadrave pa objektiva. / oversport.tv

LALIGA – JAVA 38

Real Madrid-Betis 0-0

Rayo Vallecano-Levante 2-4
Shënues
: Garcia 18’, Guardiola (pen.) 61’ / Melero 26’, 45+1’, Marti 44’, Coke 76’

Foto: Real Madrid C.F. , Twitter

You may also like